Zjarr në apartament, dyshohet bombola e gazit
07/08/2022 13:41
Zjarri ka përfshirë një apartament në lagjen 18 të qytetit të Korçës.
Sipas banorëve është dëgjuar një zhurmë e madhe, dyshohet shkak një bombël gazi. Ka dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.
Zjarrfikësja ende po shuan flakët, ndërsa ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.
Top Channel