Një aksident me dy automjete që ka ndodhur në aksin rrugor të Llogorasë ka bërë që trafiku të rëndohet, ndërsa njëri nga shoferët po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore.

Në këtë orë të pasdites trafiku rëndohet edhe më shumë, pasi pushuesit kthehen nga plazhet e jugut.

Ndërkohë policia e Orikumit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, njëkohësisht normalizimin e trafikut.

Njoftimi policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:45, në aksin rrugor Llogara-Orikum, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin A. V., 27 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”, drejtuesi dhe pasagjeri i të cilit po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë marrë masa për qarkullimin e mjeteve me një rrugëkalim, deri në largimin e automjeteve të aksidentuara nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA