Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano në një letër drejtuar Prefekturave, bashkive dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit ka kërkuar bashkëpunimin dhe angazhimin e të gjitha hallkave institucionale, pas tragjedisë së ndodhur në Potam, ku ndërroi jetë 7-vjeçarja Jonada Avdia.
Ai thekson se siguria në plazhe dhe jo vetëm në ato zona është prioritet i të gjitha institucioneve të vendit tonë.
Në letrën e Nanos thuhet se Policia e Shtetit duhet të informohet periodikisht mbi masat e marra nga institucionet përgjegjëse, veprim i cili nuk rezulton të jetë zbatuar nga institucionet drejtpërdrejtë përgjegjëse për asnjë rast, të cilat lejojnë licensimin për zhvillimin e aktiviteteve dhe turizmit detar, pajisjen me leje drejtimi të mjeteve motorike lundruese, përcaktimin e zonave të ndaluara për lundrim, ankorim të mjeteve lundruese, përcaktimin e zonave të ndaluara për lundrim dhe ankorim të mjeteve lundruese, si dhe të çdo aktiviteti tjetër që lidhet me hapësirën detare dhe jo vetëm, të informohen të gjitha organet ligjzbatuese për çdo shkelje dhe moszbatim të ligjit nga çdo subjekt publik apo privat.
Sipas Nanos, Policia e Shtetit nuk mund të veprojë e vetme dhe as nuk mund të jetë e vetmja përgjegjëse për shkeljet që kryhen apo edhe tragjeditë si ajo e Potamit.
Letra e plotë e Nanos:
Siguria në det, plazhe dhe ujërat e brendshëm në thellësi të territorit shqiptar, është prioritet i veprimtarisë së institucioneve të vendit tonë. Për të garantuar dhe siguruar jetën e qytetarëve dhe të pushuesve, përgjatë sezonit turistik dhe jo vetëm, kërkojmë bashkëpunimin dhe angazhimin e të gjitha hallkave institucionale për të monitoruar, kontrolluar zbatimin e ligjit dhe të akteve nënligjore, në fushën e turizmit.
Misioni i Policisë së Shtetit është të garantojë jetën e qytetarëve në çdo situatë apo pjesë e shërbimeve të saj.
Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin dhe kontributin konkret, nga çdo strukturë.
Policia e Shtetit, si aktor i rëndësishëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, do të vijojë të ndërmarrë dhe të planësojë shërbime policore 24 në 24 ore, në të gjitha territoret e plazheve dhe zonave turistike.
Për të arritur rezultatet e duhura, policia e shtetit duhet të informohet periodikisht mbi masat e marra nga institucionet përgjegjëse të cilat nuk rezultojnë të jetë zbatuar nga institucionet dhe turizmit detar, të cilat pajisin me leje drejtimi të mjeteve motorike lundruese, përcaktimin e zonave të ndaluara për lundrim dhe ankorim të mjeteve lundruese, si dhe të çdo aktiviteti tjetër që lidhet me hapësirën detare dhe jo vetëm, të informohen të gjitha organet ligi zbatuese për do shkelje dhe moszbatim te ligjit nga do subjekt publik apo privat. Të merren masa administrative dhe jo vetëm ndaj çdo shkelësi të ligjit.
Për sa me sipër, kërkohet bashkëpunim dhe angazhim konkret në zbatimin e të gjitha veprimeve ligjore të përcaktuara në legjislacionin shqiptar, kërkojmë një bashkëpunim efikas me strukturat ne vrasi te ministrisë përgjegjëse për turizmin dhe mjedisin, ministrisë përgjegjëse për infrastrukturën, ministrisë përgjegjëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural, inspektorateve që mbulojnë fushën e turizmit he inspektoratit shtetëror teknik dhe industrial, si dhe njësive të institucion shtetëror. Policia e Shtetit nuk mund të veprojë e vetme dhe as nuk mund të jetë e vetmja përgjegjëse.
Kujtojmë se i gjithë vendi ynë u trondit më 2 gusht ku ish polici Arjan Tase ndërsa drejtonte gomonen në breg të detit përplasi për vdekje 7-vjeçaren.
Ai doli sot para Gjykatës së Vlorës ish-polici Arjan Tase dhe u la në burg nën akuzën e vrasjes me dashje indirekte.
Komisari nuk kishte zgjedhur avokat personal dhe ndaj gjyqtarja i caktoi një avokat nga shteti. Burimet e Top Channel që ishin të pranishme brenda në seancë treguan se mbrojtësi dhe i akuzuari kërkuan falje publike për tragjedinë.
Top Channel