Mbetën të bllokuar në shtigjet e Tropojës, shpëtohen pas shumë orësh dy turistët gjermanë
05/08/2022 17:32
Dy turistë gjermanë që kishin mbetur të bllokuar janë shpëtuar nga policia, ku më pas janë transportuar për disa orë me krah dhe më pas me helikopter drejt Tiranës.
Mbrëmjen e djeshme ata duke eksploruar në zonën e quajtur “Curraj i Epërm”, për shkak të lodhjes dhe errësirës nuk mund të vazhdonin më ecjen, ku më pas kanë kërkuar ndihmë.
Pas disa orësh kërkimesh intensive në këmbë, në terrenin e thepisur është bërë e mundur gjetja e turistëve në vendin e quajtur “Vashqefen”.
Pas kontrolleve në spitalin e Tiranës, turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Top Channel