Neuro-shkenca zbulon se qentë mund të “shikojnë” me hundën e tyre (fotot)

03/08/2022 16:17

Qentë njihen për aftësitë e tyre të gjetjes së objekteve me anë të sensit të fortë të nuhatjes, por një studim i ri tregon se këtë talent qentë e kanë zhvilluar me anë të struktuarve unike të trurit që lidhen me sistemin e tyre të shikimit.

Rezultatet e këtij përshkrimi anatomik thonë se qentë mund të “shikojnë” botën nga hunda e tyre.

Sipas studimit të publikuar në revistën Neuroscience më 11 korrik, qentë janë specia e vetme ku shqisa e shikimit dhe e nuhatjes kanw një ndërlidhje kaq të fortë.

Megjithse ende nuk dihet sesi e ndjejnë qentë këtë bashkërendim të funksionit të dy shqisave.

“Nuhatja kontribuon në korteksin e trurit te qentë por eksperienca që kalojnë qentë me këtë është e vështirë të njihet,” thotë veterinerja neurologe Philippa Johnson, e Cornell University. “Por ata duket se përdorin nuhatjen për të kuptuar se ku gjenden gjërat.”

“Gjëja më interesante janë lidhjet nga hunda drejt pjesës së trurit ku gjendet korteksi vizual” shton Johnson.

Grupi i saj ekzaminuan trurin e 23 qenve ku shiheshin lidhjet mes zonës së njohjes së erërave dhe korteksit të shikimit në tru.

Johnson shtonte se kur njerëzit hyjnë në një dhomë ata përdorin shqisën e shikimit për të përcaktuar sesi janë vendosur mobiljet, por kjo nuk ndodh me qentë.

Pjesa e nuhatjes në trurin e qenve është 30 herë më e gjerë se ajo në trurin e njeriut, hunda e qenve ka rreth 1 miliardë receptorë të erërave në krahasim me vetëm 5 milionë te njerëzit.

Ndryshe nga njerëzit, qentë përdorin nuhatjen për të vlerësuar ambjentin ku gjenden, çka përforcohet nga sjellja e qenve të verbër të cilët nuk duket se preken shumë nga humbja e shikimit.

Johnson thotë se qentë e verbër mund të luajnë me kapjen e shkopin dhe të orientohen plotësisht në mjedisin e tyre çka sugjeron se nuhatja është shumë më vitale për ta nga sa njihej më parë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA