Vladimir Beqiraj është autori që vrau për vdekje gruan e tij një ditë më parë në ishullin Zakinthos në Greqi.
Gjatë sherrit në familje, 51-vjeçari goditi me grushte dhe në vazhdim me thikë bashkëshorten e tij.
Viktima u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtojnë pasi kishte marrë plagë të rënda në gjoks dhe bark.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por sipas policisë çifti kishte probleme kohët e fundit. Ata janë prindët të tre fëmijëve.
Policia arrestoi sot paradite Beqirajn, i cili ishte fshehur në një ullishte aty pranë, ndërsa policia gjithashtu ka marrë në mbrojtje fëmijët e familjes të cilët po trajtohen prej psikologëve.
Viktima 41 vjeç e kishte denoncuar autorin dy herë më parë dhunë në familje, madje herën e dytë ai ishte liruar me urdhër të prokurorit, por me kusht të mos i afrohej viktimës më shumë se 100 metra.
Top Channel