Hovi i ri i pandemisë i ka shqetësuar autoritetet shëndetësore në Malin e Zi. Gjatë 24 orëve të fundit, një person ka humbur jetën nga Covid 19 në vend e janë regjistruar 1,022 infektime të tjera.
Aktualisht Mali i Zi numëron 6,516 raste aktive, 300 prej të cilëve në qytetin e Ulqinit. Nga dita e premte, atje kanë hyrë në fuqi masat e reja epidemiologjike, sipas të cilave qytetarët detyrohen të mbajnë maska në të gjitha institucionet publike, farmacitë, dyqanet, pikat e karburantit, aeroportet dhe stacionet e autobusëve. Nëse këto masa nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës në periudhën afatshkurtër dhe numri i vdekjeve, infektimeve dhe shtrimeve në spital rritet, kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galic, paralajmëroi se do të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave në të gjitha hapësirat e mbyllura.
“Për të parandaluar që kjo të ndodhë, me besimin se qytetarët do të respektojnë masat ekzistuese dhe masat e reja kundër pandemisë, është e nevojshme që ata persona të cilët nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 ta bëjnë këtë sa më shpejt, ndërsa të tjerët të marrin dozat përforcuese”, u shpreh Galic.
Për cdo rast, se sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Elvis Omeragic pohoi se varianti i ri i virusit, edhe pse shumë më infektues se shtamet e mëparshme, mbetet më pak i rrezikshëm se ato, ndërsa shumica e të infektuarve tani duket se janë pa simptoma. Kjo gjendje sipas tij tregon se virusi po përshtatet, duke iu afruar atij të një gripi sezonal. Zyrtarët vendas sqaruan se asat do të jenë në fuqi deri më 12 gusht.
Top Channel