I dënuari që i mbijetoi tre ekzekutimeve, merr tashmë datën e katërt të vdekjes (fotot)

30/07/2022 17:52

Një i dënuar me vdekje në SHBA që ka ngrënë tre herë “vaktin e fundit” pritet të ekzekutohet pasi i ka shpëtuar tre datave të mëparshme ekzekutimi.

Richard Glossip është dënuar në Oklahoma për një vrasje me pagesë që kishte porositur në 1997.

Justin Sneed dëshmoi se Glossip e kishte pajtuar atë për të vrarë Barry Van Treese, pronarin e motelit ku ai punonte, duke i dhënë $10,000.

Në këmbim të dëshmisë kundër Glossip, Sneed iu fal jeta duke marrë vetëm burgim të përjetshëm, ndërsa Glossip u dënua me vdekje në 2004.

Glossip thotë nga ana e tij se është i pafajshëm.

Por që prej dënimti të tij, Glossip i ka shpëtuar tre datave të ekzekutimit dhe beson se Zoti “do ta kursejë edhe kësaj here.

Fillimisht ai do të ekzekutohej me injeksion fatal në 2015 por kjo u shty me një vendim të gjykatës së Oklahoma.

Në të njëjtin vit Glossip mori një tjetër datë ekzekutimi, e cila u anullua tre orë para nisjes.

Data ishte shtyrë për një muaj më vonë, teksa kësaj here zyrtarët zbuluan se nuk kishin të gjitha kimikatet vrasëse për të kryer injeksionin fatal.

Në të treja datat e mëparshme Glossip kishte kërkuar si vakt të fundit “peshk me patate”, picë dhe qumësht me luleshtrydhe.

Avokati i Glossip, Don Knight, tha në një deklaratë: “Richard Glossip ka kaluar tashmë tre data torturuese ekzekutimi dhe nuk është e drejtë që t’i jepet një datë e katërt një burri të pafajshëm pa u marrë në konsideratë të gjitha provat”.

Muajin e kaluar kongresmeni republikan Kevin McDugle – i cili mbështet dënimin me vdekje – tha se besonte se Glossip është i pafajshëm.

Ai tha: “Kemi një individ që pret dënimin me vdekje prej 20 vjetësh dhe unë besoj se ai është i pafajshëm”.

Në fillim të këtij muaji gjykata e Oklahoma njoftoi 25 data ekzekutimesh për të dënuarit me vdekje, duke përfshirë dhe Glossip, data e të cilit është caktuar më 22 shtator 2022.

FOTO GALERI
2/4
Nje dokumentar eshte realizuar per historine e vrasesit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA