Shakira kërcënohet me tetë vjet burg për evazion fiskal €20 milionë, nëse nuk pranon akord me prokurorët (fotot)

29/07/2022 16:23

Muzikantja e njohur Shakira është paralajmëruar se përballet me deri në tetë vjet burg nëse shpallet fajtore për evazion fiskal të rreth 20 milionë eurove.

Prokurorët spanjollë e kërcënojnë gjithashtu këngëtaren 45 vjeçare kolumbiane me gjobë të paktën 20 milionë euro për gjashtë episode evazioni fiskal nga viti 2012 deri në 2014.

Zhvillimi vjen pasi nëna e dy fëmijëve të futbollistit të njohur spanjoll Gerard Pique, refuzoi një marrëveshje që përfshinte pranimin e një pjese të fajit.

Ajo thotë se ka paguar tashmë atë që i detyrohet thesarit të Spanjës, që së bashku me interesat arrin deri në 4 milionë dollarë.

Shakira – emri i plotë i së cilës është Shakira Isabel Mebarak Ripoll – është akuzuar se ka pretenduar se jetonte jashtë vendit dhe se ka përdorur një korporatë ‘offshore’ për të shmangur taksat.

Akuzat bëhen për kohën kur ajo jetonte me futbollistin e njohur katalanas Gerard Pique i cili jeton në Barcelonë e luan për klubin e famshëm të qytetit.

Çifti që kanë dy fëmijë së bashku u ndanë në mënyrë sensacionale këtë vit mes zhurmave se Shakria e akuzonte për tradhti.

Shakira ka qenë më parë rezidente taksore në Bahamas, derisa u regjistrua në Spanjë në 2015.

Inspektorët e taksave kanë bërë kontrolle të imta ndaj Shakira, duke vizituar dhe parukieren e saj në Barcelonë, e duke kontrolluar rrjetet sociale se sa kohë të vitit kalonte në Spanjë.

Ata llogaritën se këngëtarja ka kaluar 242 ditë në Spanjë në vitin 2012, 212 ditë në vitin 2013 dhe 243 në 2014.

Shakira mohon shkeljen e rregullave.

“Shakira ka besim se do të provohet pafajësia e saj nga procesi gjyqësor”, tha përfaqësuesi i këngëtares.

Data e gjyqit ende nuk është caktuar por ekspertët besojnë se një marrëveshje e orëve të fundit do të arrihet para se Shakira të kërkohet të dëshmojë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA