Njëri prej të arrestuarve gjatë operacionit të policisë së kryeqytetit është 39-vjeçari Remal Rada, i cili ka shërbyer për më shumë se 13 vite në repartin special të forcave RENEA nga ku u shkëput vetëm disa muaj më parë.
Mbrëmjen e së hënës ish oficeri i policisë së bashku me shokun e tij Elton Hidhi, i dënuar më parë për vjedhje, u vunë në pranga pasi u kapën duke lëvizur në kryeqytet me një arsenal armësh.
Në rrugë operative policia mori informacion se në zonën e Saukut tek rrethrrotullimi i Sanatoriumit brenda një mjeti po qarkullonin persona të armatosur.
Policia sekuestroi një armë zjarri snajper, një armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, dy krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.
Top Channel