Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për 37-vjeçarin, Vitrin Çobaj i cili akuzohet se ka vjedhur dhe ngacmuar seksualisht me dhunë një familje në fshatin Brataj të Selenicës.

37-vjeçari i ka mohuar akuzat gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtare Viola Canaj dhe prokurore Erida Visoci, e vlerësoi të ligjshëm ndalimin e autorit dhe i dha arrest me burg.

Çobaj është dukur i hutuar gjatë seancës, duke u ngatërruar në përgjigje edhe mbi moshën e tij.

Mbi të rëndojnë katër vepra penale: “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Mardhënie seksuale me dhunë” me të mitur 14-18 vjeç, “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA