Netët Brodway do të sjellin në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve për herë të dytë një muzikal nën interpretimin e këngëtarëve të rinj.

Suzana Turku, së bashku me Linda Kazazin, pedagoge dhe soprano në Austri, sjellin këtë projekt më 20 korrik.

Brodway i viteve ’60, ’70 i Tiranës, me djemtë e bordurave, është improvizuar duke iu përshtatur disa prej muzikaleve më të mëdhenj botërore. Sipas Milto Kutalit, kjo do të jetë dhe risia e Brodway Nights.

Në katedrën e kantos ende nuk ka një degë të mirëfilltë të muzikalit. Një shfaqe teatrale që përfshin kërcimin, aktrimin dhe këndimin.

Disa nga muzikalët më të famshëm janë My Fair Lady, The Fantasticks,  Rent , Producers, dhe Hamilton etj.

Top Channel