“Nga 2026-a dua një fëmijë dhe një dasmë”, Lei Kraja mes lotësh në ‘Ftesë në 5’: Kisha probleme me shëndetin, isha shumë e ngarkuar
Kopshti zoologjik Pairi Daiza në rajonin Wallonia reklamonte sot “masat speciale” për të mbrojtur kafshët dhe vizitorët nga i nxehti që ka mbërthyer vendin, si ushqimet e ngrira, fruta të hedhura në ujë apo spërkatëse të shtuara uji.
Kafshët e kopshtit dukej që shijonin më shumë ushqimet në formë lëpirësesh të ngrira, të cilat veçanërisht nga majmunët konsumoheshin gati njëlloj si njerëzit.
Vala e rëndë e të nxehtit ka shkaktuar dhjetra zjarre në Evropën Perëndimore.
Britania ka shënuar temperaturën më të lartë të regjistruar në 40 gradë, nga 38.7C, që ishte regjistruar në lindje të Anglisë në 2019.
Edhe në Francë disa qytete kanë regjistruar dje temperaturat më të larta ndonjëherë, siç është rajoni veriperëndimor i Bretanjës ku u shënua 40 gradë C.
Vendet mbeten në alarm për shëndetin e njerëzve dhe zjarret që beoshet se nisin nga temperaturat e larta, si ç po ndodhin aktualisht në Francë, Greqi, Portugali e Spanjë.
Top Channel