
Kopshti zoologjik Pairi Daiza në rajonin Wallonia reklamonte sot “masat speciale” për të mbrojtur kafshët dhe vizitorët nga i nxehti që ka mbërthyer vendin, si ushqimet e ngrira, fruta të hedhura në ujë apo spërkatëse të shtuara uji.
Kafshët e kopshtit dukej që shijonin më shumë ushqimet në formë lëpirësesh të ngrira, të cilat veçanërisht nga majmunët konsumoheshin gati njëlloj si njerëzit.
Vala e rëndë e të nxehtit ka shkaktuar dhjetra zjarre në Evropën Perëndimore.
Edhe në Francë disa qytete kanë regjistruar dje temperaturat më të larta ndonjëherë, siç është rajoni veriperëndimor i Bretanjës ku u shënua 40 gradë C.
Vendet mbeten në alarm për shëndetin e njerëzve dhe zjarret që beoshet se nisin nga temperaturat e larta, si ç po ndodhin aktualisht në Francë, Greqi, Portugali e Spanjë.
Top Channel