Adele shëtit me barkë me të dashurin Rich Paul në Sardenia, ‘e mbushur’ me aksesorë luksi (fotot)

19/07/2022 15:52

Këngëtarja britanike Adele dukej sot në humor të lartë teksa u fotografua në një dalje të rrallë me barkë në brigjet e Sardenjës në Itali, me të dashurin Rich Paul dhe një grup miqsh.

Këngëtarja 34 vjeçare dikur mbipeshë, dukej mjaft në formë me një komplet LOEWE x Paula  që kushton 1,100 paundë, pantallonat e përshtatura që kushtojnë £725, dhe më një palë shapka që mediat nuk arritën t’i identifikonin.

Ajo mbante gjithashtu një çantë YSL Rive Gauche (1,860 paundë), ndërsa kishte flokët e lëshuar dhe pak makiazh.

E rrethuar nga miq e shoqërues Adele shihej duke qeshur e duke bërë shaka.

Rich qëndronte pranë saj me një bluzë të purpurt dhe pantallona të shkurtra të bardha.

Shfaqja e Adele në Itali vjen pas dy koncerteve që ajo kreu në Londër këtë muaj dhe të tjera që ka planifikuar në SHBA.

Adele ka në plan publikimin gjithashtu të një dokumentari autobiografik mbi karrierën e saj dhe mënyrën se si përballet me famën e saj ndërkombëtare.

FOTO GALERI
2/7
Këngëtarja 34 vjeçare dikur mbipeshë, dukej mjaft në formë me një komplet LOEWE x Paula që kushton 1,100 paundë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA