Është korrik dhe plazhet janë të mbushura plot me pushues, por vrojtuesit mungojnë. 

Përveçse detyrim ligjor, prania e tyre shton sigurinë për t’i frekuentuar plazhet dhe rrit të ardhurat e zhvillimin në zonat bregdetare.

Këtë vit në Durrës janë licensuar vetëm 20 vrojtues, ndërsa janë pajisur me leje për stacione plazhi 243 subjekte. Pjesa tjetër e plazheve është zaptuar padrejtësisht. Vrojtuesit mungojnë dhe në ato pak hapësira publike të mbetura.

Në plazhet pa vrojtues mungon edhe sinjalistika për të orientuar pushuesit kur dhe deri ku është notimi i sigurt.

Vendimi i këshillit të ministrave është i qartë, por nuk zbatohet. Çdo subjekt duhet të ketë një vrojtues dhe distanca mes tyre duhet të jetë 80 metra. Pika e vrojtimit duhet të ketë të gjitha pajisjet, kutinë e ndihmës së shpejtë dhe vrojtuesi duhet të jetë aktiv për të gjithë kohën që stacioni është i hapur. Po pikat e vrojtimit janë bosh ose shërbejnë si vende loje për fëmijët. Kontrollet mungojnë, ndërsa deti çdo sezon merr jetë të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA