Armenia e Azerbaixhani mbajnë takimin e parë në nivel ministrash të jashtëm pas luftës (fotot)

16/07/2022 19:02

Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, ministrat e jashtëm të Armenisë e Azerbaixhanit mbajtën sot takimin e parë bilateral që prej konfliktit të rëndë të 2020 për rajonin Nagorno-Karabakh.

Bisedimet pritet të përgatisin territorin për një marrëveshje mes dy vendeve armike të Kaukazit, të cilët me ndërmjetësimin e BE po avancojnë drejt traktatit të paqes.

“Ky është takimi i parë mes ministrave të jashtëm dhe shpresojmë që të japë rezultat,” tha dje presidenti i Azerbaixhanit, Ilham Aliyev në pritje të bisedimeve.
Atmosfera është ende e tensionuar mes vendeve teksa ministritë e mbrojtjes kanë kembyer akuza për të tjera përplasje në kufirin e përbashkët.

Takimi mes ministrit armen Ararat Mirzoyan dhe homologut azer Jeyhun Bayramov është i pari pas dy luftërave në 2020 dhe në vitet 1990-të për rajonin Nagorno-Karabakh, që ndodhet në territor azer, me popullatë armene.

Gjashtë javë luftë në verën e 2020 morën jetën e më shumë se 6,500 njerëzve dhe përfunduan me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia.

Në marrëveshje Armenia dorëzoi pjesë të mëdha territori që mbante prej dekadash dhe Rusia ka dislokuar 2,000 paqequajtës për mbikqyrjen e armëpushimit.

FOTO GALERI
2/4
Bisedimet pritet të përgatisin territorin për një marrëveshje mes dy vendeve armike të Kaukazit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA