Policia thërret ‘kauboi të vërtetë’ për kapjen e demit të arratisur prej tre ditësh nga ferma (fotot)

15/07/2022 15:49

Një dem gjigant i arratisur nga një fermë në SHBA që shkaktoi ‘terror’ në disa qytete që përshkoi, është vënë më në fund nën kontroll pasi u kap me litar nga ata që përshkruheshin si “kauboi të vërtetë” nga policia amerikane.

Demi i arratisur nga ferma Smith Farm in Massachusetts, përshkoi disa qytete deri sa arriti në New Hampshire, njoftonin autoritetet në ndjekje të tij.

Kapiteni Brian Kelly tha se ai u pikas në një zonë pyjore ku ishte shumë e vështirë kapja, sipas Boston.com: “Ishte i vështirë gjurmimi dhe aq më tepër kapja e tij. Ne thirrëm pronarët dhe ata na sugjeruan një shërbim ‘cowboy’ nga New York që erdhën për të ndihmuar”.

Dhe në fakt djemtë me kuaj erdhën nga Pelham dhe pas tre ditë kërkimi më në fund kishin vënë nën kontroll demin kryeneç më 13 korrik.

Kelly shtonte: “Kam 15 vjet në detyrë dhe nuk kisha parë diçka të tillë, nuk kisha parë kurrë cowboy me lak litari që kalëronin në autostrdën ‘Route 38.’”

“Me sa dimë ne, demi është kthyer në shtëpinë e tij, i sigurt dhe i palënduar.”

“Perveç falenderimeve për eliminimin e rezikut, djemtë ruajtën dhe imazhin e kaubojve teksa ndiqnin demin duke tundur lakët e litarit, derisa e ndaluan në mënyrë tradicionale”, shkruanin autoritetet.

FOTO GALERI
2/4
Demi i arratisur i fshehur mes bimesise

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA