Irina Shayk akuzohet se ‘mbështet Putin’ me postimin e dyshimtë në Instagram (fotot)

15/07/2022 17:47

Supermodelja ruse Irina Shayk akuzohet se po mbështet sulmin e ushtrisë së Vladimir Putin në Ukrainë me një postim në Instagram ku shihen simbolet “Z”, që vendosen në tanket dhe mjetet ushtarake ruse.

36-vjecarja që kanë në një lidhje me aktorin amerikane Bradley Cooper para ndarjes në vitin 2019 dhe më parë me futbollistin Cristiano Ronaldo — kishte postuar në Instagram një sallatë tradicionale “ruse Olivier” me komentin “Russianzz on [Wednesday].”

Por gërmëzimi i fjalës “Russians” me një “z” të shtuar, ngriti shpejt zërat e kritikëve që e konsideronin postimin si një mbështetje ndaj luftës në vijim.

Akuzat e shumta erdhën megjithse modelja e aktorja ka postuar më parë kundër luftës me fraza si “No to War”  — dhe është zotuar të bëjë donacione për Kryqin e Kuq në Ukrainë.

Reagimet tregojnë për vështirësitë e diskriminimin me të cilin përballen emigrantët rusë në SHBA dhe vende të tjera perëndimore që prej nisjes së luftës.

Tashmë dhe postimi i dyshimtë i Shayk nuk shihet më në llogarinë e saj në Instagram dhe ajo nuk ka komentuar mbi debatin.

Shayk është shoqëruar me 47 vjecarin Cooper, nga viti 2015 deri në 2019 dhe kanë së bashku bijën Lea De Seine, të lindur në Los Angeles në mars 2017.

Para Cooper, bukuroshja ruse ishte në një lidhje me yllin portugez të futbollit Cristiano Ronaldo, për pesë vjet. Ronaldo njoftoi ndarjen e tyre në fillim të vitit 2015.

FOTO GALERI
3/5
Zërat e kritikëve që e konsideronin postimin si një mbështetje ndaj luftës në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA