Momentet kur shoferja e nevrikosur ofendon çiklisët nudistë dhe i përplas me makinë duke u ndërprerë ‘xhiron për bamirësi’ (fotot)

14/07/2022 16:31

Në disa pamje të rralla nga Skocia, një shofere “e nevrikosur” i ulëret një çifti që ecnin të zhveshur me biçikletë dhe më pas i përplas duke i rrëzuar.

Çifti i zhveshur, 52 vjecari Colin Unsworth dhe 31 vjeçarja Sadie Tann, thonë se ishin duke mbledhur para për një bamirësi duke ecur të zhveshur me biçikletë më 4 korrik, kur u konfrontuan me gruan me makinë.

Teksa ata ishin duke pedaluar, një makinë paralel me to ngadalësoi shpejtësinë dhe pasagjerja femër u thërriti: “Je një prostitutë e mutit”.

Çifti ishin rrëzuar nga biçikleta e tyre dhe më pas makina ishte kthyer prapa, por ata nuk ishin lënduar.

Colin, nga Adlington, tha se ishte i çuditur nga agresioni i treguar, pasi sipas tij kishte marrë shumë reagime pozitive për iniciativën e tij.

“Shumica e njerëzve qesh dhe kur na pyesin u themi se e bëjmë për bamirësi, por në Perth u sulmuam nga një shofer që na përplasi. Kishte pasur disa raste kur njerëzit thërresin policinë por jo këtë nivel agresioni”.

Policia tha se e merr seriozisht incidentin dhe nëse gjenden fajtorët do të grejnë akuza.

Colin e Sadie thonë se po ecin çdo ditë 50 milje me biçikletë për të mbledhur para për bamirësinë e shëndetit mendor.

Në Britani nudizmi nuk është më një shkelje kriminale, por në Angli mund të përdoret për të shkaktuar ngacmim, alarm apo trazirë mendore.

FOTO GALERI
2/6
Një shofere “e nevrikosur” i ulëret një çifti që ecnin të zhveshur me biçikletë dhe më pas i përplas duke i rrëzuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA