Kurthi i lashtë i vdekjes, ruan fosilet e bretkosave të mbytura gjatë seksit në ujë (fotot)

14/07/2022 21:34

Meshkujt duket se shtynin nën ujë femrat teksa rrinin sipër gjatë aktit.

Prej dekadash shkencëtarët janë të habitur nga një mister: Çfarë i vrau qindra bretkosa të fosilizuara, të gjetura në një grackë vdekjeje në Gjermani që daton ndoshta miliona vjet më parë?

Këto bretkosa duket se ishin plotësisht të shëndetshme kur vdiqën prandaj së fundi studiuesit kanë përcaktuar se ato mund të jenë mbytur gjatë aktit ‘pasionant’ të çiftimit në ujë.

Në studim ata analizuan 168 fosile bretkosash të gjetura pranë një miniere të vjetër në luginën e  Geiseltal në rajonin gjerman të Saxony-Anhalt. Ekzemplarët ishin mbledhur fillimisht në vitet 1930-të deri në 1950-të, së bashku me shumë fosile të tjera të gjetura aty. Rreth gjysma e tyre ishin vertebrorë dhe përfshinin pararendës të kuajve, krokodilëve, gjarpërinjve gjigantë e zogjve jo-fluturues.

Ndërsa kockat e fosilizuara të bretkosave datojnë rreth 45 milionë vjet më parë sipas studiuesve, kur zonat moçalore mbulonin thuajse të gjithë Gjermaninë e sotme.

Analizat e kockave tregonin se bretkosat nuk ishin vrarë nga predatorë apo sëmundje, prandaj me proces eliminimi ata arritën në konkluzion se shkaku i vdekjes ishte çiftimi, pasi meshkujt e species njihet që mbajnë femrën poshte vetes në ujë gjatë çiftimit, çka bën që ato të mbyten.

Paleontologë të tjerë kanë propozuar se vdekjet kanë ardhur nga kushte ekstreme mjedisore apo thatësira.

Gjithsesi studiuesit nuk arrinin të përcaktonin gjininë e bretkosave të vdekura nga kockat e tyre dhe rrjeshimisht nuk mund të përcaktonin nëse ato ishin të gjitha femra, prandaj dhe hipoteza nuk mund të provohet plotësisht.

Një mister që lind nga kjo mund të jetë: Pas miliona vitesh evolucioni, përse femrat bretkosa ende vdesin gjatë seksit? Për specie që ende shumohen në këtë mënyrë, avantazhet me siguri duhet të tejkalojnë kostot, edhe pse nuk është e paqartë se si.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA