Mickey Rourke quan Tom Cruise ‘të pavlerë’: ‘Ka 35 vjet që luan të njëjtin dreq roli’ (fotot)

13/07/2022 18:37

Aktori amerikan Mickey Rourke ka quajtur Tom Cruise “të pavlerë”.

Rourke bëri dje komentet e tij ‘pa shumë etiketa’ në një intervistë me britanikun Piers Morgan.

“Ky burrë ka 35 vjet që luan të njëjtin rol dhe kjo për mua nuk do të thotë asgjë”, tha aktori veteran i filmave të aksionit, kur u pyet me ironi nga Morgan sesi ndjehej kur sheh përsëri Cruise mes filmave më të shikuar, me serialin  Top Gun: Maverick, i nisur që në vitin 1986.

“Nuk kam asnjë respekt për dikë që luan të njëjtin dreq roli prej 35 vitesh. Nuk më interesojnë paratë dhe fama. Më pëlqejnë rolet klasike si filmat e hershëm të Al Pacino, Chris Walken apo Richard Harris, ato janë tipi i aktorit që dua të jem, si Monty Clift e Brando në kohën e tyre.”

Morgan vijoi përsëri të pyeste: “Pra nuk mendon se Tom Cruise është një aktor i mirë?”

“Mendoj se ai nuk ka vlerë, jo në botën time,” u përgjigj Rourke.

Edhe vitin e kaluar Rourke kritikonte filmat e kompanisë Marvel, por tha se kishte gjetur një preferencë për serialin ‘Law & Order’.

Aktori i nominuar për Oskar, Rourke tha se kishte nisur të ndiqte serialin e gjatë gjatë kohes se izolimit dhe vlerësonte aktorët e rinj të filmit si Mariska Hargitay, Christopher Meloni, Stephanie March, BD Wong e Ice T – duke thënë se ata bëjnë “aktrim të vërtetë” ndryshe nga ata në filmat e Marvel.

“Respekt për të gjithë ju, për punën që bëni që është aktrim i vërtetë, jo si ato plehrat që shikon në filmat e Marvel”, shtonte ai. / Independent/

FOTO GALERI
2/2
“Nuk kam asnjë respekt për dikë që luan të njëjtin dreq roli prej 35 vitesh”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA