26 vjeçari bie për vdekje duke tentuar të shpëtonte kufjet Apple që i ranë nga dritarja (fotot)

13/07/2022 15:30

Një i ri ka rënë në mënyrë makabre drejt vdekjes teksa përpiqej të kapte kufjet Apple AirPod që i ranë aksidentalisht nga dritarja.

26-vjeçari u gjet pa ndjenja në rrugë në Sai Wan, Hong Kong, me plagë të rënda në kokë mëngjesin e të martës.

Kalimtarët panë njeriun e përplasur përtokë dhe thirrën shërbimet e emergjencës.

Sipas raportimeve vendase, punonjësi i ndërtimit ishte i martuar dhe kishte lëshuar padashje kufjet e tij në parmakun jashtë dritares së apartamentit.

Ai kishte qenë duke luajtur në video-game në apartamentin që ndante me të vëllanë dhe po përpiqej të merrte kufjet e tij pa tela.

Por tragjikisht ai ra nga dritarja e katit të pestë në orët e vona të natës teksa përpiqej të arrinte parmakun ku i kishin rënë kufjet.

Dëshmitarët besonin se fillimisht burri kishte dashur të vetëvritej duke u hedhur nga dritarja.

Dhe ironikisht burri i kishte folur kalimtarëve për t’i siguruar se “nuk donte të hidhej”, por pak më vonë ishte pikërisht kjo që kishte ndodhur.

Gruaja dhe fëmija e viktimës raportohet se jetojnë në Kinë.

Mediat lokale thanë se hetimet tregonin se burri kishte rënë aksidentalisht nga dritarja por autopsia ende nuk është kryer.

FOTO GALERI
2/5
Policia gjeti kufjet qe i kishin humbur viktimes

Top Channel