Ferrari klasike e kalbur për 40 vjet në plevicë, shitet për $140,000 prej arsyes së veçantë (fotot)

09/07/2022 16:01

Një makinë klasike Ferrari është shitur në ankand për një shumë të pabesueshme parash, megjithse nuk funksiononte dhe ishte kalbur në një hambar rural prej rreth 40 vjetësh.

Në pamje shihet modeli i vitit 1962, Ferrari 250 GTE në gjendjen e tij ‘më të keqe’, por kjo nuk i dekurajoi blerësit koleksioniste që vijuan ‘luftën’ e ofertave për ta bërë të tyren.

Dhe në fakt ofertat u mbyllën në pak më pak se 140 000 dollarë, por për interesin kishte një arsye të vecantë.

Shtëpia e ankandeve Brightwells tha: “Siç e shihni koha e kaluar dhe keq-mirëmbajtja kanë lënë gjurmët e tyre te kjo Ferrari e vjetër, por përveç sediljeve, kutisë së kambios dhe pjesëve të tjera të brendshme, duket pak e shumë e kompletuar”.

“Megjithse ato vlerësoheshin rreth 450 000 dollarë për një model të mirë funksional, shitja ka të bëjë ndoshta me mundësinë se vendi i motorit mund të pranojë një kopje të përkryer të motorëve Lusso apo GTO”.

“Kjo që shihni në pamje është një projekt i mrekullueshëm që mund t’i japë Ferrari-t 250 një lindje të re në jetë.”

Brightwells i referohej gjithashtu faktit se shasia dhe motori nën llamarinat e ndryshkura kanë një vlerë mjaft të madhe edhe të veçuara.

‘250’ Ferrari duke përfshirë dhe modelin 250 GTO, është mes makinave më të shtrenjta në botë duke u shitur në disa raste deri në 30 milionë dollarë.

Por dhe rindërtimi i një kopjeje me motor të përshtatur 250 do të kishte shumë vlerë.

Kështu që ekspertët e restaurimit të makinave klasike e panë mundësinë e tyre dhe vepruan, teksa ankandet Brightwells kishin parashikuar fillimisht se shitja do të arrinte në vetëm 60,000 dollarë.

Vetëm 36 Ferrari 250 GTO janë ndërtuar në të gjithë historinë, dhe rikrijimi i kopjeve është një biznes me mundësi të pakta.

FOTO GALERI
2/3
Në pamje shihet modeli i vitit 1962, Ferrari 250 GTE në gjendjen e tij ‘më të keqe’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA