George Clooney me gruan ‘avokate luksi’ kapen nga paparacët në humor të lartë në darkën ekstravagante me miqtë në liqenin e Como (fotot)

08/07/2022 21:17

George Clooney dhe gruaja e tij Amal dukeshin mjaft të motivuar mbrëmë teksa u fotografuan duke shijuar një darkë luksi me miqtë e tyre ne Moltrasio, në liqenin e Como.

Aktori 60 vjeçar tregonte një pamje elegante me kostum gri, pantallona të përshtatura e bluzë të zezë teksa darkonin në ambjent të hapur.

Gruaja e tij avokate e të drejtave të njeriut Amal, 44 vjeçe, mbante një fustan mëndafshi rozë, teksa shoqërohej te karrigia e saj në restorantin ekskluziv.

Çifti janë martuar në një ceremoni luksi në Venecia në 2014 dhe kanë dy binjakë katër-vjeçarë, Alexander e Ella, shkruan Daily Mail.

Zhvillimi vjen pas raportimeve se George e Amal kanë paguar gati 8 milionë euro për një shtëpi dhe pronë 20 hektarëshe në jug të Francës.

Shtëpia historike franceze besohet se është pranë pronës së kolegut të George në Hollywood, Brad Pitt’, i cili zotëron Château Miraval në Correns.

Prona e shekulli të 18-të që raportohet se ka blerë George, është rimodeluar në viet 1990-të nga arkitekti Bruno Lafourcade, shkruan rrjeti Dirt.

Ndërsa Amal kohët e fundit është përfshirë në 12 gratë e vitit të revistës TIME, ku theksonte rëndësinë e martesës së saj”.

“Kam një burrë që është frymëzues dhe mbështetës, është një gëzim që nuk mund të kisha imagjinuar”, citohet te thotë Amal.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA