54 vjeçari David Guetta zhvishet në pushimet me barkë në Ibiza, me të dashurën 30 vjecare dhe ‘shumë shoqe’ (fotot)

08/07/2022 19:00

DJ i njohur për ritmet e kompozimet e tij po shijon një periudhë disa-javore rezidence në rezortin ‘Hï Ibiza’, ku performon fesat e tij të zhurmshme çdo të premte.

Por David Guetta duket se ka marrë dhe pak kohë për relaksim në një shëtitje me barkë të mbushur me shoqe femra, siç u fotografua sot nga paparacët.

Producenti muzikor francez 54 vjeçar u pa të shoqërohej dhe me të dashurën e tij, 30 vjeçaren Jessica Ledon, me të cilën shoqërohet prej vitit 2015.

David tregonte gjithashtu një fizik relativisht të tonifikuar për moshën e tij “të mesme”, i veshur me një palë robabanje të zeza me vizë të kuqe në anë.

David mbante flokët e tij biondë të stiluar anash si dhe mjekër të kuruar, teksa mjaft i kënaqur qeshte dhe bënte shaka me miqtë e tij.

Ai shihej gjithnjë duke u shoqëruar me femrat që e rrethonin, fillimisht në plazh e më pas në barkën luksoze ose duke rremuar ne kanoe.

Teksa ecnin në plazhin piktoresk muzikanti shihej që i hidhte krahun supeve mikeshave në bikini, ose i vinte dorën në sup vajzave me të cilat bisedonte.

FOTO GALERI
8/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA