Modelja e rrobabanjove tregon sesi u grabit tre herë në 24 orë në ishullin indonezian të pushimeve (fotot)

07/07/2022 17:22

Një modele australiane tregonte për mediat sesi pushimet e saj në ishullin e Bali u kthyen në një makth teksa ajo dhe shoqja e saj u grabitën tre herë brenda natës.

26 vjeçarja Geena Coulson nga Brisbane, ishte javën e kaluar në një udhëtim një-javor në Bali kur vjedhësit i zbrazën llogarinë bankare dhe i morën celularin nga dora.

Teksa kishte mbetur pa para dhe e vetmuar vendasit i thanë se duhet të paguante ryshfet në polici që ata të hetonin, ose të paguante vjedhësit që ata të kthenin celularin e saj të ri  iPhone.

Coulson dhe shoqja e saj ishin duke shijuar pushimet e tyre dhe një mbrëmje duhet të shkonin në festën bregdetare të barit Potato Head Beach Club.

Ato morën dy motorë-taksi dhe shoqja e saj po ndihmonte shoferin të përdorte instruksionet e Google Maps në celularin e tij.

Por teksa udhëtonin në rrugët e ngushta, një hajdut dinak tërhoqi celularin nga dora e shoqes së saj dhe u largua, duke bërë që të niste një ndjekje e rrezikshme e shpejtësisë së lartë.

“Shoferi që po ndiqte hajdutin e celularit po ecte me rreth 100 km/orë dhe shoqja ime ishte e tmerruar.

Por kur shoferi i Coulson mbërriti në vendngjarje, një tjetër hajdut në motoçikletë u shfaq dhe i rrëmbeu celularin dhe modeles australiane.

Pasi u kthyen në dhomë vajzat zbuluan se hajduti kishte zbrazur llogarinë bankare, por kjo e fundit kishte ndodhur prej kopjimit të kartës së saj të bankës që e kishte përdorur më herët në një automat.

Vajzat u kthyen një javë më herët nga pushimet e tyre dhe premtonin të mësonin nga ato që kishin pësuar nga kriminelët indonezianë.

FOTO GALERI
5/5
Vajzat u kthyen një javë më herët nga pushimet e tyre dhe premtonin të mësonin nga ato që kishin pësuar

Top Channel