Një lider vizionar i ka të qarta idetë e tij dhe atë se si e ardhmja duhet të duket.

Ata përqendrohen që këtë vizion ta sjellin në jetë, pastaj t’i udhëheqin anëtarët e ekipit në atë drejtim. Akademi Pune në këtë artikull do t’ju tregojë, se cilat janë karakteristikat e liderëve vizionarë dhe me cilat sfida përballen ata.

Këmbëngulës

Ata nuk kënaqen me fjalinë “është mjaftueshëm mirë”. Liderët vizionarë duan të provojnë gjëra të reja, të gjejnë mundësi të reja dhe të dinë se si të qëndrojnë në udhë. Me një fjalë, ata nuk dorëzohen edhe kur gjërat bëhen të vështira.

Nuk tremben

Ata janë individë të përcaktuar të cilët nuk provokohen lehtë. Janë mjeshtër për t’i rezistuar presionit të brendshëm dhe të jashtëm, e as nuk frikësohen asnjëherë nga dështimi. Madje nuk mjaftohen me kaq, sepse e bëjnë të pamundurën për ta kultivuar në ekipin e tyre këtë.

Strategjikë

Planifikimi strategjik është një aftësi që shumë liderë e kanë. Nuk mjafton vetëm ta paramendojnë se si do të duket e ardhmja, por edhe do të krijojnë strategji se si ta arrijnë atë.

E marrin rrezikun në sy

Liderët vizionarë e kuptojnë rrezikun dhe janë në gjendje ta marrin atë.

Komunikativë

Ata janë të aftë t’i komunikojnë idetë e tyre dhe t’i bëjnë të tjertë të besojnë në to.

Të organizuar

Ata janë shumë të organizuar dhe tregojnë kujdes të veçantë për ekipin. Zakonisht, liderët vizionarë janë shumë të përfshirë në sisteme të analizave, për t’i përcaktuar kush do të bëjë diçka, kur do ta bëjë dhe si.

Të përqendruar

Sapo të jetë identifikuar një qëllim, liderët fillojnë të marrin hapa për ta arritur atë, edhe nëse kjo do të thotë që duhet t’ua ndryshojnë mendjen të tjerëve rreth kësaj rruge.

Optimistë

Vizionarët janë njerëz pozitivë. Ata e shohin të ardhmen të ndritshme dhe problemet si të përkohshme. Kjo rreth tyre tregon fuqi dhe anën e tyre pozitive.

Magnetikë

Vizionarët i tërheqin njerëzit drejt tyre me një personalitet mikëpritës dhe të hapur, që nxjerr në pah cilësitë më të mira tek ata që i rrethojnë.

Bashkëpunues

Liderët vizionarë e dinë se proceset kreative e arrijnë kulmin nëse të gjithë janë të ftuar të bashkëpunojnë. Ata i përdorin pikat e forta të anëtarëve të ekipit për t’i balancuar dobësitë e tyre.

Inovativë

Vizionarët kanë imagjinatë të shkëlqyeshme. Ata nuk frikësohen të mendojnë për gjëra të mëdha, por as nuk turpërohen që këto mendime t’i ndajnë me të tjerët.

Mendjehapur

Edhe nëse janë të përkushtuar ndaj “tablos së madhe” në mendjet e tyre, ata mund të jenë fleksibil se si ta arrijnë atë vizion. Ata mund të asimilojnë informacion nga shumë burime për të zhvilluar zgjidhje krijuese.

Inteligjencë emocionale

Vizionarët nuk janë inteligjentë vetëm në kuptimin tradicional të fjalës, por janë inteligjentë edhe emocionalisht. Ata e kuptojnë fuqinë e ndjenjave dhe janë në gjendje të shfaqin empati për ata që janë rreth tyre.

Inspirues

E mbi të gjitha vizionarët janë frymëzues për të gjithë ata që i kanë përreth. Krijimtaria dhe puna nuk kanë fund në prani të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA