Modelja luftëtare braziliane gjen vdekjen nga raketa ruse në bunkerin e mercenarëve në Karkiv të Ukrainës (fotot)

06/07/2022 15:50

Një ish-modele braziliane, amatore e luftës që operonte si ‘sniper’ në konflikte të ndryshme, ka gjetur vdekjen në duke luftuar në Ukrainë vetëm tre javë pas aderimit si luftëtare me legjionin e huaj kundër forcave të Putin.

39 vjeçarja Thalito do Valle, ka marrë pjesë gjithashtu në misione humanitare në vende të tjera të botës kundër grupeve terroriste si ISISIrak.

Ajo u vra javën e kaluar kur një raketë goditi bunkerin e saj në Karkiv në verilindje të vendit, i cili ka qenë objekt bombardimesh gjatë muajve të luftës.

Bashkë me modelen në sulm u vra gjithashtu kapiteni brazilian i njësisë së saj Douglas Burigo, 40 vjeç, i cili ishte rikthyer në bunker për të kërkuar Thalita.

Disa burime raportonin se ajo ishte e vetmja e mbetur në bunker në kohën e sulmit ndërsa disa media braziliane thanë se disa luftëtarë të tjerë të huaj gjetën vdekjen.

Thalita kishte dokumentuar eksperiencën e saj të knflikteve në kanalin e saj në YouTube ku disa nga videot e luftimeve kundër ISIS kishin më shumë se  ISIS 32,000 shikime.

Më parë ajo kishte punuar si modele dhe si aktore, në fushatat e aktivizmit në mbrojtje të kafshëve dhe nisma të tjera moderne liberale.

Në videot e saj ajo tregonte për trajnimin e marrë si operatore snajperi kur luftonte me forcat kurde Peshmerga, në rajonin e pavarur Kurdistan të Irakut.

Vëllai i Thalita, Theo Rodrigo Viera e përshkruante atë si heroine që tentonte të shpëtonte jetë duke marrë pjesë në misione humanitare.

Ai tregonte se vajza kishte ardhur në Ukrainë prej tre javësh duke u akvizuar në frontin e luftës.

Pasi i kishte mbijetuar një bombardimi në kryeqytetin Kiev, Thalita i kishte shpjeguar familjes se aktiviteti i saj po monitorohej dhe nuk mund të komunikonte shumë.

Vdekja e Thalita është e disata e raportuar për luftëtarë të huaj në Ukrainë shumica e të cilëve janë dërguar në misione në lindje.

FOTO GALERI
2/8
39 vjeçarja Thalito do Valle, ka marrë pjesë gjithashtu në misione humanitare në vende të tjera të botës

Top Channel