Adoleshenti shpëton beben pas fundosjes së barkës së emigrantëve gjatë kalimit të Mesdheut (fotot)

06/07/2022 17:45

“Jam notar i mirë dhe dua të ndihmoj njerëzit”, tha djali nga Togo që ishte mes 71 të mbijetuarve që u shpëtuan disa ditë pas fundosjes së barkës, ku të paktën 30 vetë humbën.

Por aktet e një adoleshenti nga Togo u lavdëruan nga mediat pas publikimit të një videoje  ku ai mbante në sipërfaqe një bebe gjatë tragjedisë së javës së shkuar.

17-vjeçari që nuk është identifikuar ende publikisht notoi për të shpëtuar fëmijën dhe pamjet duket se u regjistruan nga grupi francez mediatik Brut.

Ai dhe të tjerë u ndihmuan të hipnin në anijen e grupit Médecins Sans Frontières që erdhi në vendin e katastrofës.

Michael Bunel, foto-gazetari francez i anijes së shpëtimit tha se kur mbërritën dëgjuan adoleshentin që thërriste: “Ka një bebe!”

Ekuipazhi më tej kishte mëshuar një kamerdare për t’i tërhequr në bord dhe i dhanë ndihmë mjekësore bebes. Kjo e fundit dhe nëna e saj u evakuan me tej drejt Maltës.

Grupet e shpëtimit thanë se disa nga të mbijetuarit kishin shenja djegieje nga karburanti i barkës.

Refugjatët ishin lejuar të zbaronin në qytezën italiane të Taranto.

Sipas Mjekëve Pa Kufij, të paktën 8,500 kanë vdekur ose kanë humbur dhe 95,000 janë kthyer në Libi teksa tentonin të kalonin detin Mesdhe, në dy vitet e fundit.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA