Turistët dhe vendasit shijojnë plazhet e famshme të Meksikës pa u trembur nga leshterikët (fotogaleri)

05/07/2022 20:46

Pushues shiheshin në pamje që vizitojnë plazhin Playacar në brigjet meksikane të Karaibeve megjithë prezencën e bollshme të leshterikut tradicional ‘sargasum’, që krijon një shtresë të murrme në ujërat e kristalta.

Në disa raste akumulimi i bimësisë së detit krijon një aromë të papërshtatshme, sidomos kur akumulohet në pirgje të mëdha përgjatë plazhit.

Gjithsesi zonat njihen për rërën e bardhë, ujërat e kristaltë dhe brigjet koralore, të frekuentuar gjatë verës nga turistë të huaj apo meksikanë që jetojnë në vende të tjera.

Plazhet janë të rrethuar me pyje të dendur ndërsa zonat rezidenciale kanë dyqane të shumta , bare e restorante mikpritëse.

Moti këtu është i nxehtë gjatë gjithë vitit por kohët e mbushjes së qytezave turistike janë periudhat e pushimeve te verës dhe të dimrit.

Playa del Carmen është nga destinacionet kryesore turistike me një rritje prej 25% në vit.

Në vitin 2016, miliona turistë amerikanë erdhën në këtë qytezë përmes aeroportit ndërkombëtar të Cancun.

FOTO GALERI
2/12
Megjithë prezencën e leshterikut tradicional 'sargasum', që krijon një shtresë të murrme në ujërat e kristalta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA