Familja egjiptiane ruan traditën e qëndisjes së pëlhurës kryesore të Haxhit në Mekë (fotot)

05/07/2022 19:47

Në punishten e tij në qendër të Kairos, Ahmed Othman thurr me fije të arta në pëlhurë të zezë, duke krijuar me to vargjet e Kuranit.

Edhe para një shekulli qëndisja e gjyshit të tij zbukuronte Qaben e Xhamisë së Madhe të Mekës, dhe ai thotë se është i nderuar ta bëjë përsëri sivjet.

“Kemi pasur nderin të përgatisim qëndisjen e Qabes për tre vjet rresht, në 1924, 1925 e 1926. Unë sot po e vazhdoj traditën”, thotë Othman, punimi i të cilit do të dërgohet me karvan mbretëror në Mekë.

“Gjyshi im qëndiste zbukurimet e kostumit të mbretit të Egjiptit, e gjithashtu gradat e ushtarakëve të Egjiptit, dhe shumë ushtrive arabe”, shton ai.

Ahmed thotë se kur pëlhura e Qabes nisi të qëndisej në Egjipt, njerëzit nga i gjithë vendi kërkonin kopje të saj ose riprodhime origjinale.

“Por ata duhet të kishin hapësirën për ta mbajtur ‘kisva-n’. Ne i kemi ofruar të gjithëve pjesë të kisvës ose riprodhime  në masë 70 me 50 centimetra”.

“Masa e pjesës origjinale që mbulon hyrjen e Qabes është 6 me 3 metra, per te cilen disa njerëz kanë hapësirë dhe mund ta blejnë”, shton punuesi.

FOTO GALERI
4/5
Ahmed thotë se kur pëlhura e Qabes nisi të qëndisej në Egjipt, njerëzit nga i gjithë vendi kërkonin kopje të saj ose riprodhime origjinale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA