Bashkia rihap pishinat e Tiranës për fëmijët hyrja falas/ Kampe verore për fëmijët e shtresave në nevojë

05/07/2022 15:12

Aquapark Tirana quhen tashmë pishinat pranë digës së liqenit, pas kalimit në administrim Bashkisë së Tiranës.

Prej datës 1 korrik të rinj por dhe familjar mund të kalojnë ditët e nxehta të verës pranë 5 pishinave, kur për fëmijët deri në 12 vjeç, hyrja është falas.

“Ne ofrojmë  shërbime falas per fëmijët e Tiranës deri në moshën 12 vjeç, pr të rriturit ka një tarifë, gjatë javës hyrja është 800 lekë me çadër dhe zhezllon ose 500 pa çadër dhe zhezllon. Janë 5 pishina, e fëmijëve të moshës deri në 5-6 vjeç. Pastaj pishina prë moshën 2-3 vjeç, pishina familjare dhe dy pishinat për zonën rinore. Jane dy mjek gjatë gjithë ditës nga ora 8:00-16:00. Në çdo pishinë ka nga dy life guard. Orari zyrtar i hapjes është 9:00-18:00, pas kësaj ore ska më hyrje në pishinë se bëhet filtrimi dhe pastrimit i ujit”, tha Fatjon Dhuli, drejtor i Qendrës Sportive Tiranë.

Gjatë verës zhvillohen kampe verore për fëmijët në nevojë, që zgjasin deri në një javë.

 “Do zhvillohen kampe verore, kemi aktualisht qendrën sociale Shkozë, janë fëmijët në nevojë që do zhvillojnë kamp veror 1 javor. Është planifikuar për të gjithë fëmijët në nevojë, me ata do e nisim që të kenë mundësi të kalojnë një javë pushime pranë Aqua park Tirana. Pastaj do vazhdojmë me të gjithë fëmijët e zonave rurale. Kampi nga ora 9:00-14:00. Kampi ofrohet nga Bashkia Tiranë pa pagesë. Për njësitë private mund ta bëjmë me tarifa të reduktuara”, shtoi më tej ai.

Nga viti që vjen pritet që të ketë të tjera ndryshime në kompleksin e pishinave, ku një prej tyre do të jetë edhe ndërtimi i një pishine dimërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA