Autorja e Harry Potter mbështet këngëtaren e akuzuar për ‘trans-fobi’ kur tha se ‘ndryshimi i pjesëve të trupit nuk të bën grua’ (fotot)

05/07/2022 21:49

Autorja britnaike K Rowling ka mbështetur këngëtaren e njohur Macy Gray e cila po përballet me akuza absurde ‘transfobie’ pas komenteve ku tha se ‘ndryshimi pjesëve të trupit nuk të bën grua’.

54 vjeçarja Gray, ishte në një intervistë me komentatorin konservator britanik Piers Morgan ku të dy ishin dakord se femrat transgjinore (meshkuj të lindur që kanë kryer ndryshim të seksit) nuk duhet të lejohen të konkurrojnë ndaj femrave biologjike në sporte.

Autorja e serialit më të suksesshëm të fantazisë Rowling dha mbështetjen e saj për Gray duke thënë se ‘e vërteta të lëndon’.

Më tej autorja e Harry Potter komentonte: “Sot duket një ditë e bukur, njëlloj sikur të kisha blerë të gjithë katalogun e Macy Gray”.

Gray tha në intervistën e djeshme: “Vetëm sepse mund të ndryshosh pjesët e tua trupore me operacione, nuk do të thotë se mund të bëhesh grua”.

Ajo pranonte se “do të ketë shumë njerëz që më urrejnë për këtë”, por shtoi: “Nëse dëshiron të të quaj ‘ajo’ unë mund ta bëj sepse e kërkon, por nuk mund të jesh një grua vetëm sepse ke bërë operacione”.

Morgan tha nga ana e tij se sot shumë figura publike “janë të tmerruar të thonë se çfarë është përkufizimi i një gruaje”, duke iu referuar një pyetjeje e pergjigjeje së fundmi ndaj gjykatëses së re të lartë në SHBA.

Këngëtarja u përgjigj haptazi: “Unë për shembull do të thoja se do te ishte është një person me gjokse të mëdha … me këtë ta fillojmë apo jo, si dhe me një vaginë”.

Morgan tha më tej se nuk mbështeste transgjinorë që fitojnë në sportet e grave prej tipareve fizike superiore.

Macy shtoi: “Jam plotësisht dakord, unë mund të të quaj një ‘ajo’ nëse e dëshiron, por nuk e bën transgjinoren një grua vetëm fakti se ka bërë operacionet”.

Piers Morgan theksoi se dhe autorja e Harry Potter, JK Rowling është kritikuar  për refuzimin e retorikës trans-homoseksuale, teksa Macy u përgjigj:

“Por kjo është e vërteta, nuk mund të të akuzojnë si ‘transfobik’ vetëm sepse nuk je dakord me një ide që promovon dikush … “

Përdoruesit e mediave nisën menjëherë akuzat ‘shumëngjyrëshe’ ndaj këngëtares dhe Piers Morgan për ‘intolerance’, ‘ekstremizëm’ dhe objekte të tjera të retorikës që dominon mediat. /Daily Mail /

FOTO GALERI
5/6
Autorja e Harry Potter komentonte: “Sot duket një ditë e bukur, njëlloj sikur të kisha blerë të gjithë katalogun e Macy Gray”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA