Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Një gjykatë në Indi ka burgosur sot një burrë të shpallur fajtor se është hequr si i biri i një pronari të pasur tokash për 41 vjet.
Reportazhi i mëposhtëm nga Soutik Biswas për BBC, përmbledh historinë thuajse të pabesueshme të mashtrimit dhe mungesës së drejtësisë.
Në shkurt 1977, një adoleshent u zhduk teksa kthehej nga shkolla në shtëpi në shtetin lindor indian të Bihar.
Kanhaiya Singh ishte biri i vetëm i një pronari të njohur tokash (zamindar) në zonën Nalanda. Familja e tij e tronditur raportoi zhdukjen në polici por asnjë gjurmë nga fëmija nuk u gjet.
Teksa për pjekjet për të gjetur Kanhaiya nuk po jepnin rezultat, babai i tij i moshuar binte gjithnjë e më thellë në depresion dhe nisi të vizitonte magjistarë e shamanë, deri sa një prej tyre i tha se djali i tij “është gjallë” dhe së shpejti “do të shfaqet”.
Kështu që në shtator 1981, një i ri në të 20-at erdhi në fshat, rreth 15 km larg vendit ku jetonte Kanhaiya.
Me veshje tradicionale indiane ai thoshte se këndonte dhe lypte për të jetuar. Vendasve u tha se ishte biri i një “personi të njohur” në Murgawan, djali i humbur i fshatit.
Ajo që ndodhi më pas nuk është shumë e qartë por kur dëgjoi fjalët se djali i tij ishte kthyer Kameshwar Singh, udhëtoi në fshat që ta shihte vetë.
Disa nga ata që e shoqëronin i thanë Singh se burri ishte vërtet djali i tij dhe ai e mori në shtëpi.
“Sytë e mi po mbarojnë dhe nuk mund të shoh mirë, do ta mbaj unë”, tha Singh, sipas të dhënave në polici.
Katër ditë më vonë gruaja e Singh, Ramsakhi Devi, e cila po vizitonte kryeqytetin me të vijën Vidya, u kthyen në fshat dhe e ajo e kuptoi se nuk ishte djali i saj.
Ajo përmendi gjithashtu shenja trupore që personi nuk i kishte dhe as nuk njohur mësuesen e tij të shkollës, por babai i moshuar tha se është i bindur se është djali i tij.
Disa ditë pas incidentit Ramsakhi Devi denoncoi vjedhjen e identitetit dhe burri i u arrestua, para se të lirohej me kusht pas një muaji.
Ajo që ndodhi më pas është një histori e trishtë gënjeshtrash te një burri që pretendonte se ishte djali i zhdukur i pronarit, i cili u infiltrua në shtëpinë e tij përsëri.
Gjatë kësaj kohe mashtruesi kishte shkuar në universitet, u martua dhe përdorte disa identitete të rreme.
Me identitetet e tij ai votonte, paguante taksat, mori një liçencë për armë dhe shiti rreth 20 hektarë nga pronat e Singh.
Ai refuzonte të jepte ADN-në e tij për të provuar nëse ishte e njëjtë me të bijën e pronarit.
Në gjykatë u zbulua më vonë se ai ishte përjekur dhe të “vriste” identitetin e tij të vjetër, me një çertifikatë të rreme vdekjeje.
Por historia e mashtruesit dhe dënimit të tij të vonë është gjithashtu e një sistemi të gjymtuar drejtësie në Indi ku mbeten rreth 50 milionë çështje në pritje për gjykim, teksa rreth 180 000 prej tyre kanë 10 vjet që presin.
Gjyqi i tij zgjati më shumë se tre dekada dhe është dëgjuar nga të paktën 12 gjykatës.

Murgawan eshte nje fshat i vogel me 1,500 banore ne Nalanda
Gjyqi i fundit maratonë e shpalli Gosain fajtor dhe e dënoi me shtatë vjet burgim “rigoroz”.
Kanhaiya ishte 16 vjeç kur u zhduk por tashmë duket se është harruar në Murgawan, fshati i përgjumur prej rreth 1,500 Hindu të pasur, rreth 100km nga Patna.
Kameshwar Singh, i cili vdiq në 1991, ishte një pronar me influencë, i cili zotëronte më shumë se 30 hektarë tokë.
Gjykata beson se ka një konspiracion më të gjerë për të instaluar Gosain brenda familjes Singh si djali i tij i humbur.
Gjykatësi beson se bashkëpunëtorët e tij janë ata që blenë tokat e Singh por hetimet për këtë vijojnë.
Sipas ligjit indian një person i humbur prej më shumë se shtatë vjetësh konsiderohet i vdekur, por cështja mbahet ende hapur.
Top Channel