Instruktorja e jogas vritet nga ish-i dashuri disa orë para se të niste udhëtimin e ëndrrave në SHBA (fotot)

01/07/2022 15:29

Një instruktore joshëse meditimi dhe aktiviteti fizik është vrarë brutalisht në një hotel luksi në Hong Kong nga ish-i dashuri i saj, disa orë para se të niste një udhëtim të shumëpritur drejt SHBA.

Zhou Huixian, e njohur gjithashtu me emrin Aqua Chow, 23 vjeçe, duhet të niste dje udhëtimin e ëmdrrave për një kurs trajnimi tre-mujor në SHBA, por tragjikisht nuk mori sot avionin e saj.

Policia gjeti trupin e instruktores së re të mbuluar me gjak në vaskën e hotelit Ritz Carlton në Hong Kong me rreth 30 goditje nga një thikë 27-cm e gjatë.

Muret e dhomës së hotelit ishin gjithashtu të mbuluara me gjak, çka besohet se vinin nga përleshja me vrasësin.

Policia tha se ka arrestuar ish-të dashurin e saj Lao Nan, 28 vjeç, i cili u dorëzua pak më vonë në stacionin e policisë Wong Tai Sin.

Në pamjet e kamerave të sigurisë ajo shihej që dilte nga shtëpia me një burrë më 29 qershor, por nuk u kthye kurrë për të marrë fluturimin.

Aqua, e cila ka më shumë se 53,000 ndjekës në rrjetin Instagram, ishte e emocionuar për udhëtimin e saj, tregonte i ati.

“Ime bijë mezi e priste udhëtimin dhe ajo kur nuk mori avionin, e dija që kishte një problem”.

“U përpoqa të kontaktoj me të dhe më pas shkova në shtëpinë e saj por valixhja e saj ishte aty e paprekur”, tha ai.

Kur babai nuk arriti ta gjente kontaktoi me policinë.

Oficerët gjetën trupin e Aqua në dhomën e përgjakur të hotelit Ritz Carlton në zonën Tsim Sha Tsui.

Një zëdhënës i policisë tha: “Skena e krimit është rrethuar dhe një person është arrestuar si i dyshuar për vrasje”.

“Hetuesit kanë mbledhur prova të shumta duke përfshirë thika të mprehta dhe objekte personale të përgjakura, të cilat po merren për hetime”.

Hetimet fillestare zbuluan se Lao kishte rezervuar dhomën më 28 qershor dhe kishte qëndruar aty për dy ditë.

Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
2/8
Zhou Huixian, e njohur gjithashtu me emrin Aqua Chow, ishte 23 vjeçe

Top Channel