Brooklyn Beckham pi një shishe vere $5000, shton në peshë, në muajin e mjaltit me bashkëshorten Nicola Peltz (fotot)

01/07/2022 18:44

Brooklyn Beckham i biri i ish-futbollistit të kombëtares angleze David, ka nisur muajin ekstravagant të mjaltit me bashkëshorten Nicola Peltz teksa u panë në rezortin ekskluziv të rivierës franceze ‘Club 55’.

23 vjeçari dhe 27 vjeçarja po shijonin gjithashtu ushqim të freskët deti në udhëtimin e tyre dy-ditor, teksa Brooklyn kishte porositur dhe pinte nga një shishe verë Chateau Margaux e vitit 2006 – e cila shitet me pakicë për 5000 dollarë shishja.

Duke dalë për drekë në vendin e tyre të preferuar, trashëgimtarja Nicola dukej mjaft tërheqëse në fustanin rozë me motive florale.

Poshtë fustanit gruas së re i dukej bikini i kuq ndërsa ndërsa mbronte sytë me një palë syze të mëdha dielli.

Nicola ecte për dore me burrin e saj Brooklyn, i cili gjithashtu mbante veshje verore por dukej se kishte shtuar disa kilogramë.

Duke postuar aventurat e tyre në Instagram, Brooklyn tregonte ushqimet e përgatitura nga shefi i kuzhinës Jules Baronchelli – së bashku me shishen e tij të shtrenjtë të verës.

I biri i Victoria e David Beckham u martua me Nicola në një ceremoni luksi që raportohet se kushtoi 3 milionë dollarë në vilën e tyre në Palm Beach, Florida, në prill.

Nuk dihet saktësisht me se merret tani por më parë Brooklyn ka tentuar të bëhet model, fotograf dhe aktualisht sinjalizon se pëlqen të gatuajë.

Ai është pjesë e një mini-seriali gatimi të quajtur ‘Cookin’ With Brooklyn’ që shfaqet prej fillimit të vitit ne Britani.

FOTO GALERI
3/7
Brooklyn tregon gruan e emocionuar nga muzika e restorantit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA