Babai iranian vret të bijën 15-vjeçare kur e pa me djalin në park, thotë se ‘donte vetëm ta frikësonte’ (fotot)

01/07/2022 15:58

Një baba ka pranuar vrasjen e bijës së tij adoleshente me një armë zjarri në atë që dyshohet si një “vrasje nderi” por pretendon se ishte një aksident duke thënë se “donte vetëm ta frikësonte”.

Mohammad Kazem Lashkari, 43 vjeç, raportohet se u tërbua kur pa vajzën e tij Ariana Lashkari, 15 vjeçe, me një djalë në park në qytetin Nurabad në jug të Iranit.

Pas arrestimit Mohammad tha se donte vetëm të frikësonte bijën e tij dhe se shkepi armën aksidentalisht në tragjedinë e 27 qershorit.

Ai tha në polici: “Pas debatit Ariana shkoi në shtëpinë e nënës time dhe unë nuk kontrolloja dot zemërimin tim. Mora pushkën për ta frikësuar por qëllova pa dashje”.

Por një nga të afërmit e Arianës tha se i ati e kishte vrarë atë pasi nuk pranonte dot faktin se e bija donte të jetonte jetën e saj.

“Ariana ishte një vajzë që nuk pëlqente të nënshtrohej nga i ati”, tha i afërmi anonim, sipas aktivistit Masih Alinejad.

Ai shtonte: “Ariana ishte një vajzë e qetë që shkonte në shkollë dhe kishte plot shpresa. të gjithë shokët e shoqet e adhuronin. Ende nuk mund ta besoj që ajo nuk është më”.

“Shpresoj që gjaku i kësaj vajze të pafajshme të mos shkojë kot si të tjera që janë vrarë në këtë mënyrë”.

Rreth 15 përqind e vrasjeve në Iran janë të ashtuquajtura “vrasje nderi” ndërsa më shumë se 60 përqind e vrasjeve të grave janë kryer nga një anëtar i familjes së tyre, shkruan britanikja Daily Mail.

Fqinjët thanë se Mohammad ishte nën efektin e drogave kur kreu vrasjen.

Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
3/5
Por një nga të afërmit e Arianës tha se i ati e kishte vrarë atë pasi nuk pranonte dot faktin se e bija donte të jetonte jetën e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA