Disa pasagjerë të linjave amerikane Delta Air Lines u habitën mëngjesin e të hënës kur iu ofrua 10,000 dollarë për të liruar sediljet e tyre.
Sapo kishte nisur mbushja e avionit për fluturimin e brendshëm nga Grand Rapids në Michigan, drejt Minneapolis, Minnesota -stafi i Delta njoftoi se fluturimi kishte shitur më shumë bileta nga sa mbante avioni.
Prandaj ata kërkonin tetë pasagjerë që të fluturonin drejt Minneapolis, me një fluturim të mëvonshëm dhe për këtë ofronin $10,000 kompensim.
Mediat nuk arritën të verifikonin sesa u ishte paguar pasagjerëve por nuk është e pazakontë që shuma të mëdha t’i ofrohen pasagjerëve kur nuk arrijnë të marrin avionin për të cilin kanë paguar.
Edhe në vitin 2017 një familjeje britanike me tre persona në SHB iu ofrua 11 000 dollarë për të hequr dorë nga biletat e tyre në një fluturim të linjave Delta, nga New York drejt Florida.
Ndërsa në një tjetër incident pasagjeri është nxjerrë me forcë nga avioni i linjave United Airlines pas mosarritjes së marrëveshjes për lirimin e vendit.
Linjat ajrore në SHBA të ofrojnë kompensim për pasagjerët në raste të tilla ngatërresash por nëse pasagjeret refuzojnë kanë të drejtë të mohojnë fluturimin.
Top Channel