El Salvador përshkallëzon fushatën e dhunës së sigurisë pas vrasjes së tre oficerëve të policisë (fotot)

30/06/2022 16:21

Presidenti populist Nayib Bukele ka thënë se do të përshkallëzojë ‘luftën ndaj bandave’ megjithse të paktën 2% e popullsisë së vendit mbahet nëpër burgje.

Zhvillimi vjen pasi tre oficerë policie u vranë në atë që duket si reagimi i parë madhor daj politikës së shtypjes së trazirave nga presidenti, të cilën kritikët e quajnë “masa më dramatike në historinë e Ameirkës Latine”.

Qeveria e Bukele ka mbushur burgjet me më shumë se 43,000 qytetarë të Salvadorit pas vendosjes së një shtetrrethimi prej fundit të marsit, që ka cuar në burg rreth 2% të popullsisë së rritur të vendit.

Dje presidenti i ri tha se do të intensifikojë shtypjen policore pasi tre oficerët u vranë gjatë një përballjeje me armë në Santa Ana, qyteti 60 km larg kryeqytetit San Salvador.

“Nëse ata mendojnë se kjo do të na bëjë të stepemi nga lufta kundër bandave … është në fakt krejt e kundërta”, tha Bukele, i cili me ironi e quan veten “diktatori më simpatik i botës”.

“Nëse ata mendojnë se e gjithë forca e shtetit është lëshuar mbi këta kriminelë, tani do ta provojnë në të vërtetë”, thotë diktatori Bukele, i cili krahason fushatën e tij me një terapi për spastrimin e sëmundjes së krimit.

“Nëse ndalojmë tani ata do të riorganizohen … dhe do të jetë e pamundur të çrrënjoset ky kancer”.

Por kritikët thonë se kjo ofensivë masive kolektive “kundër krimit” që ka çuar  në 43,086 arrestime mes 27 marsit e 27 qershorit, ka marrë me vete mijëra nejrëz të varfër që nuk kanë asnjë idhje me bandat e El Salvador.

Ndërkohë mbipopullimii burgjeve ka shkaktuar vdekje masive të mistershme të të burgosurve, që janë justifikuar me trazira apo zjarre në institucione.

Gazetari investigativ vendas Jorge Beltrán, thotë se vendi i tiji nuk është i sigurtë, as prej bandave as prej qeverisë.

“Realiteti është se në El Salvador tashmë është një krim të jesh i ri, pasi nuk je i sigurtë askund”, tha Mari Hernández, për britaniken The Guardian në San Salvador.

Më herët Amnesty International akuzonte qeverinë vendase për “sjkelje masive të të drjtave të njeriut, të cilat u pritën me përçmim nga populisti besimplotë Bukele.

“OJQ-të e huaja janë shokë me gangsterët dhe gëzohen për vdekjen e tre policëve, të cilën ishin zënë në kurth nga banda Barrio 18”, tha ai.

“Të huajt nuk thonë gjë sepse nuk duan t’ia dinë. Kur fut një bandit në burg ata thonë ‘Oh, i shkreti, nuk do të ushqehet mirë aty’, por të paktën do të jetë gjallë”, thotë Bukele.

Gazetari i njohur vendas Óscar Martínez, reagoi ndaj komenteve të presidentit, në rrjetet sociale : “Ajo që ndodhi është e përçmueshme por i vetmi që po përfiton nga ngjarja për të shtuar gjuhën  e urrejtjes është Bukele”. /TheGuardian/

FOTO GALERI
3/5
Ndërkohë mbipopullimi i burgjeve ka shkaktuar vdekje masive të mistershme të të burgosurve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA