Për hartën e territoriale, ligjvënësit shqiptarë do të bazohet në përvojën e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Komisioni për Reformën e re Administrative Territoriale vendosi sot, që të dërgojë një grup përfaqësuesish për të marrë ekspertizën e vendet e rajonit.
Mazhoranca dhe opozita ranë dakort që të zhvillojnë seanca dëgjimore me Ministrinë e Brendshme, të Financave, te Ekonomisë, Akademinë e Shkencave si dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Ndërkohë, u vendos të ftohen 7 kryetarë Bashkie duke nisur me: kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, si dhe kryetarët e Bashkive Elbasan, Lushnje, Kolonjë, Lezhë dhe Dimal si dhe Bardh Spahinë e Shkodrës.
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule kërkoi që të thirren në Kuvend për t’u dëgjuar organizata OMONIA dhe ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Vasil Bollano.
Ekspertët teknikë për reformën territoriale nga Partia Socialiste janë Adelina Farrici dhe Artan Shkëmbi ndërsa nga Partia Demokratike janë Agron Haxhimali dhe Roland Bejko.
Top Channel