20 trupa të vdekur gjenden në shkretëtirën jugore të Libisë pas prishjes së automjetit – grupet e shpëtimit (fotot)

29/06/2022 19:48

Anëtarë të grupeve të shpëtimit thanë sot se kanë zbuluar trupat e 20 njerëzve të vdekur nga etja në shkretëtirën e Kufra në juglindje të Libisë, pranë kufirit me Çad.

Zyrtarët shtonin se trupat e viktimave qëndronin pranë automjetit të tyre që nuk funksiononte.

Mjeti besohet se ka ardhur nga Çad për të sjellë emigrantë ilegalë, teksa kishte hyrë rreth 120 kilometra brenda territorit libian para se të prishej.

Në pamje shiheshin zyrtarë që merrnin trupat në dekompozim në qese plastike teksa në zonën e shkretëtirës temperaturat arrijnë në më shumë se 40 gradë Celsius.

Që prej përmbysjes së liderit të vjetër Muamar Gadafi në kryengritjen e vitit 2011 Libia është kthyer një port eksportimi emigrantësh drejt Evropës.

Kjo nuk është hera e parë që refugjatët e ardhur nga kufijtë me Çadin, Nigerin e Sudan kanë një fund të trishtë, madje dhe para se te tentojne kalimin e detit Mesdhe.

FOTO GALERI
2/6
Mjeti besohet se ka ardhur nga Çad për të sjellë emigrantë ilegalë, teksa kishte hyrë rreth 120 kilometra brenda territorit libian para se të prishej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA