Sulmi i pashpjegueshëm me çekiçë shokon vizitorët në panairin e famshëm të Arteve të Bukura Tefaf në Holandë (fotot)

28/06/2022 16:49

Dy persona janë arrestuar sot kur një bandë grabitësish thyen me mjete të rënda disa vitrina të objekteve artistike të shfaqura në Panairin Evropian të Arteve të Bukura në qytetin holandez të Maastricht.

Sulmi i papërmbajtur ndaj ekzibicionit ‘Tefaf’ përfshinte grabitësit që thyenin xhamat e vitrinave  me vare, teksa bashkëpunëtorët e tyre mbanin larg vizitorët.

Dy të dyshuarit u arrestuan në një distancë të shkurtër nga ekzibicioni.

Shumica e ekzibicionit në Maastricht përfshin vepra artistike, por në disa vitrina kishte dhe gurë të çmuar ose diamante.

Ekspozita artistike është përmendur shpesh në kritika letrare për tematikën e saj të pazakontë, teksa disa kritikë e kanë quajtur “sataniste”.

Një prej anëtarëve të bandës së sulmuesve raportohej se kishte një armë zjarri dhe disa media thanë se sulmuesit ishin parë të merrnin objekte e t’i fusnin në një cantë.

Dëshmitarët flisnin për një sens paniku gjatë bastisjes, por në pamje një burrë shihet që rri ulur në një stol këmbëkryq e i patrazuar gjatë thyerjeve, teksa banda kalon para tij pas sulmit.

Një prej sulmuesve i veshur me kostum elegant shihet që godet vazhdimisht me vare vitrinën ku ruhej një prej veprave të artit dhe sipas raportimeve, pasi e theu atë mori diçka nga brenda.

Ndërsa një vizitor shihet në pamje që ngre një vazo duke tentuar të ndalojë thyerjen, por bashkëpunëtorë të sulmit e kërcënojnë dhe ai ul objektin e largohet.

Vizitori Jos Stassen tha për rrjetin vendas NOS se ishte e çuditshme që banda kishin hyrë të armatosur me vare dhe armë zjarri në mesin e ditës.

Policia ende nuk ka dhënë një deklaratë për motivin e sulmit apo për sendet e mundshme që janë zhdukur prej ekzibicionit.

FOTO GALERI
8/10
Skulptura "te djallit" ne ekzibicion

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA