“Do të ketë jo vetëm satelitë, por do të ketë edhe dronë inteligjentë që do na ndihmojnë për ta çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administrimit të territorit të vet. Këto janë mjete të një teknologjie të re që garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë, ndërtimet që kryhen në territor, tek monitorimi lidhur me informacionet që u duhet strukturave të shtetit në luftën kundër trafiqeve”.
Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama në tetorin e vitit të shkuar krijoi shumë habi dhe zhurmë. Kjo dëshirë e kryeministrit në pasjen e dy satelitëve nuk është bërë ende realitet.
Megjithatë kryeministri nuk e ka arkivuar në sirtar këtë projekt. Nga konferenca “Teknologjia dhe Inovacioni në Bujqësi dhe Blegtori” kryeministri tregoi se kur Shqipëria mund ti ketë dy satelitët e saj.
“Nga një anë me regjistrin e fermës, regjistrin digjital të fermës dhe vënien në përdorim të dronëve e satelitëve që për arsye procedurash etj. kanë marrë pak më shumë sesa ne e kishim parashikuar, por që do të vijnë brenda këtij viti”, tha Rama.
Një vit më parë kryeministri u takua me inxhinierët e një kompanie të cilët i shpjeguan se si janë lëshuar në haprisë disa satelitë të tjerë.
Top Channel