Amerikani nga Vermont regjistrohet duke kërcënuar me ekskavator policët që donin t’i arrestonin të birin (video-foto)

28/06/2022 17:45

“Në akademinë e policisë nuk ka skenare të tilla që ata të kishin praktikuar”, justifikohej në deklaratë, komandanti i policisë së Vermont pas situatës qesharake.

Një baba i nevrikosur në Vermont, SHBA është regjistruar në kamera duke tundur egërsisht koshin e ekskavatorit ndaj dy policeve që po përpiqeshin të arrestonin djalin e tij.

Oficerët kishin shkuar në shtëpinë e Wayne Tallman në qytezën e Hardwick javën që shkoi për të arrestuar djalin e tij 24 vjeçar Brandon Tallman, në lidhje me një konfikt fizik dhe vjedhje banese, tha policia.

Por teksa ata përpiqeshin të prangosnin djalin e tij, Tallman u ngjit në kabinën drejtuese të ekskavatorit dhe nisi ta vërë në lëvizje.

Pamjet e kamerave të makinës së policisë tregojnë sesi babai tund frikshëm krahun dhe koshin e ekskavatorit drejt policëve, teksa ata mundeshin me të riun Brandon jashtë shtëpisë së tij.

Policët shihen që i shmangen makinerisë së madhe teksa mbajne përtokë Brandon.

“Në akademinë e policisë nuk ka skenare të tilla që ata të kishin praktikuar”, justifikohej në deklaratë, komandanti i policisë së Vermont pas situatës qesharake.

Rrjedhimisht Tallman hoqi dorë nga rezistenca dhe u arrestua për sulm ndaj zyrtarit e rezistencë ndaj arrestit.

Bashkëshortja e Tallman, Amy, gjithashtu ndërhyri duke larguar policët nga djali i saj, dhe mori një paralajmërim për pengimin e punës së oficerit të policisë.

FOTO GALERI
2/4
Rrjedhimisht Tallman hoqi dorë nga rezistenca dhe u arrestua. Bashkëshortja e Tallman, Amy, gjithashtu ndërhyri duke larguar policët nga djali i saj

Top Channel