Edhe pse nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me lijën e majmunit madje as të dyshuar, të paktën këtë konfirmon Institutit i Shëndetit Publik janë siguruar 250 testet e para që do të përdoren për diagnostikimin e lisë së majmunit në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.
“Do të kemi mundësi që në këtë laborator, pa i çuar në laboratorët e referencës të mund të testojmë rastet e dyshuara dhe kontaktet e tyre”, tha Ogerta Manastirliu.
Në muajin shtator pritet të mbërrijë një pajisje për laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik i cili do të mundësojë sekuencimin e genit të virusit si në rastin e covidit për të dalluar nëse pacienti është prekur nga Delta apo Omicron e cila nuk është bërë asnjë herë në laboratorin tonë.
Shqipëria mbetet një vend me risk të ulët për t’u infektuar me lijën e majmunit thonë ekspertët në Institutin e Shëndetit Publik, ndërkohe që vendet europiane janë në alert pasi janë konstatuar me shumë se 1700 raste.
Për shkak të sezonit turistik ku shtohet lëvizja e qytetarëve ekziston mundësia që edhe në Shqipëri të ketë raste .
Top Channel