Maturantët e këtij viti pakënaqësitë i kanë me provimin e lëndës me zgjedhje, që thonë se kishte pyetje jashtë programit.
Një ditë më parë, gjimnazistët që kishin zgjedhur të testoheshin në biologji me synimin për të fituar mjekësinë, u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit të shqetësuar për të ardhmen e tyre duke kërkuar ndryshimin e tezës. Ata thonë se protestat do të vazhdojnë të hënën dhe kërkojnë zgjidhje nga MASH.
Sali Berisha, në një reagim në rrjetet sociale, teksa shkruan se është në mbështetje të maturantëve, thotë se këto provimet ishin pabesi e kryeministrit Edi Rama dhe ministers Evis Kushi.
“Nesër, në ora 10:00, maturantët nisin protestën pa kthim kundër pabesisë Rama-Kushi, të cilët me provimin kurth me pyetje jashtë programit, dëshmuan veten armiq të ëndrrave më të bukura rinore!
Mbështetje të plotë maturantëve në betejën e tyre të drejtë”, shkruan Berisha.
Top Channel