Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë krijuar vatra zjarresh në rrethin e Vlorës.

Para pak çastesh një zjarr ka rënë në një arë të mbjellë me grurë në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë, ku është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të Vlorës të shuajnë flakët  të cilat mund të përhapeshin edhe në zona të tjera me grurë.

Po ashtu edhe në fshatin Çeprat të bashkisë së Selenicës zjarret janë shfaqur mesditën e sotme në parcela me grurë por edhe ne pemë ullishte kryesisht. Zjarrfikësit ndodhen në terren.

Top Channel