Thirrjet e punonjësve të kompanisë britanike low cost Ryanair, pak janë marrë parasysh në aeroportin Leonardo da Vinçi të Romës, ku u anuluan veçse një numër shumë i vogël fluturimesh. Udhëtarët shprehen të lehtësuar nga ky fakt.

Udhëtarët shprehen të lehtësuar nga ky fakt.

 “Na paralajmëruan se mund të kishte probleme, por fatmirësisht çdo gjë duket normale këtu, asnjë vështirësi për ne”, tha pasagjeri Paolo Anfosso.

 “Fluturimi im është tamam në kohë. Nuk e di si do të shkojnë gjërat për vonë, por tani duken mirë”, tha pasagjerja Paola Marini.

Një spirale grevash të punonjësve të aviacionit civil ka shkaktuar shqetësim në Europë, me një sërë fluturimesh të parashikuara të anulohen pikërisht në një kohë kur milionë udhëtarë kërkojnë të lëvizin për pushime, duke kërcënuar kështu rimëkëmbjen e sektorit të goditur rëndë prej pandemisë. Italia është një nga pesë vendet europiane që përballen me ndërprerje të mundshme të udhëtimit ajror këtë fundjavë.

Pas grevës 24 orëshe të planifikuar për sot në këtë vend, stjuardesat dhe pilotët e linjave ajrore me kosto të ulët Ryanair, EasyJet dhe Volotea, përgatiten për veprime të ngjashme edhe në Belgjikë, Francë, Portugali e Spanjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA