Shfletimi i Sigurt i përmirësuar, një veçori e Chrome e cila ofron mundësinë që të shpërndajë URL-të e faqeve me Google duke e ndihmuar atë që të mbajë një bazë të dhënash të faqeve që janë potencialisht të rrezikshme po vjen tek aplikacioni i Google Chrome në sistemin operativ iOS.
Kështu bëri të ditur kompania Google, sipas së cilës, kjo veçori vjen si një pjesë e përditësimeve të shfletuesit online.
Kjo veçori më herët ishte pjesë e versioneve të Chrome në Android dhe Desktop, por që tani Google thotë se kjo veçori do të vije si pjesë e përditësimit të ri të iOS për iPhone dhe iPad, shkruan The Verge.
Krahas përmirësimit të sigurisë, Chrome thotë se do ta përmirësojë edhe veçorinë e integruar të përkthimit të shfletuesit në iOS, transmeton Telegrafi.
Një model i përmirësuar i identifikimit të gjuhës do të ketë mundësinë që të njohë më mirë një gjuhë tjetër kur e viziton një faqe që ka gjuhë të huaj, e që ka nevojë që të përkthehet automatikisht në mënyrëqë ti të kuptosh atë se çfarë shkruhet aty, raporton theverge.
Ka gjithashtu ndryshime edhe tek pjesa e përdoruesve. Chrome Actions, po vjen tek iOS, pasi që më parë ishte veçori vetëm tek Android dhe Desktop.
Faqja startuese e Chrome gjithashtu po përditësohet, duke i ofruar përparësi fillimit të një kërkimi të ri ose qasjen në faqet më shpesh të vizituara, përveç shfaqjes së skedave më shpesh të frekuentuara në rast se nuk e keni përdorur aplikacionin për një kohë të caktuar.
E më në fund Google e sjell edhe veçorinë e cila mundëson që Chrome të shkruajë automatikisht fjalëkalimet që ju i ruani, jo vetëm në shfletues por në të gjitha aplikacionet e telefonit
Top Channel